Xheneta Fetahu dhe Drilon Rama janë përfshirë në një debat të ashpër pas përfundimit të spektaklit të natës së djeshme (e hënë).
Boksieri i drejtohet modeles se është mësuar të vazhdojë lojën e saj vetëm me puthje, pas historisë së Gjestit.
E një replikë nga Xheneta nuk mungoi, e cila i tha që nuk ka asgjë të keqe për këtë.
“Je msu ti me puthje me shku, vazhdo se mirë je duke shkuar”, iu drejtua Rama.
Fetahu tutje ia ktheu: “Pse çka ka gabim me u puth?”.
E më tej, banori vazhdoi: “Me pas karakterin tënd, a e di çfarë kisha bërë, e kisha mbyt veten. Kështu në jetë një ditë nuk kisha jetuar”.
Xheneta krejt në fund shtoi: “O Vëllai i Madh a je duke e dëgjuar Drilonin, ky i çon njerëzit për vetëvrasje”.