Nënkryetari i LDK, Lufti Haziri i ka konsideruar kërkesat e kryeministrit Albin Kurti befasuese, pasi Kosova nuk mund të shkojë mbrapa.
“Tani është bërë pak a shumë e njëjta situatë. Po del dhe po flet për një pjesë krejt tjetër. Ka të bëjë me një pjesë të marrëveshjes, siç është ajo e njohjes së targave. Nuk mund të kthehemi prapa. Se Albin Kurti dhe politika e tij janë mësuar me politikën një hap para dhe dy hapa mbrapa”.
Më tej, në një lidhje me emisionin “Ballkan Update”, Haziri ka deklaruar se Kurti e ka pranuar draftin, por nuk ka marrë pjesë në proces.
“Draft statuti nga qeveria dhe zoti Kurti është pranuar në parim si dokument, është konfirmuar dhe nga një ekip i BE që ka qene në një vizitë në Kosovë. Ata konfirmuan që Zoti Kurti e ka pranuar, por nuk ka marrë pjesë në këtë proces”.
Sakaq, ai ka theksuar se Serbia strehon terroristët dhe këtë më së miri e vërtetoi me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë.
“Tani duhet ta kuptoni që bojkoti në Serbi, u pa si një politik i gabueshme. Serbët e kanë në gjen, prandaj e kanë të pamundur të jenë paqësues dhe ata filluan me dhunë, agresivitet dhe situata eskalojë. Eskalimi i dhunës ndodhi me ngjarjen e 24 shtatorit, në Banjskë, ku Serbia është përshfaqur si vendi që strehon grupet terroriste”.