Presidenti i RS Milorad Dodik është lëshuar në aventura dhe deklarata pa asnjë dëshmi rreth sigurisë së tij dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Ai i tha Srna-s se ka informacione se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës kishte planifikuar likuidimin e tij dhe të presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe se kështu i trajton Sarajeva ata që nuk ndajnë pikëpamjet politike të boshnjakëve.
“Ata instrumentalizuan Shërbimin Informativ dhe Osmiqin (Osman Mehmedagiq) deri në atë pikë sa të krijonin një plan operativ për të më likuiduar mua, Aleksandar Vuçiqin dhe njerëzit e tjerë që ndërhyjnë në interesat boshnjake”, tha Dodik në episodin e parë të podcast-it Srna, i cili do të transmetohet nesër.
Kryetari i Srpska foli ndër të tjera për situatën në media, rezultatin e gjyqit në Sarajevë, presionet në Republika Srpska, zgjedhjet e ardhshme lokale dhe jetën private.