Deputeti i Lëvizjs Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur kurrë qëndrim anti-amerikan.
Basha në një postim ka thënë se veprimet në veri nuk kanë prishur marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën. Sidoqoftë, këtë gjë e ka thënë edhe Amerika, veçs moskoordinimi me ta ka shkaktuar reagime të ashpra.
“Shkatrrimi i bandave në veri nuk e prish popullin me Amerikën, por lidhjet me kriminelët në jug! Ndalja e dinarit nuk na prish me Amerikën, por me Vuçiqin dhe ata që janë ushqy prej dinarit! Mbyllja e kontrabandës nuk na ka prish me Amerikën, por ua ka prish hajninë kriminelëve në veri. Lufta kundër Radojçiçit nuk na ka prish me Amerikën, por e ka prish me kumarinë me bashkëpunëtorët e tij në jug.
Pra Albin Kurti ka bë veprime që ia ka marrë pushtetin Vuçiqit në veri, e ua ka prish kumarinë disa tjerëve në jug, e që opozita e disa t’ashtuquajtut gazetar po vazhdojnë me tentu me i paketu si veprime “anti-amerikane.”” – ka shkruar ai.
Ai ka sulmuar opozitën e gazetarët, duke thënë se “shpresojnë që në emër të Amerikës, ta kthejnë kumarinë me Radojiçiqin”.
“Pra këta nuk është se këta e dojnë Amerikën – se s’mundesh me qenë mercenar, haraçxhi ose hajn e me u thirr në amerikanizëm – por e kanë si shpresë m’i arritë dy gjëra, (1) që m’u kthy në pushtet në emër kinse të Amerikës, njerëzit që po kjo Amerikë në raporte i ka cilësu si njerëz të lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe (2) po shpresojnë që n’emër Amerikës me kthy kumarinë me Radijçiçin në veri sepse ju duhet me i kthy bizneset krimnale dhe potencialisht koalicionin me të politikë! A e keni pyet veten, nëse edhe i marrim veç 45%, me kënd bëjnë koalicion këta, si e formojnë qeverinë pa partinë e Radojçiçit?!
Sa i përket Amerikës, Albini është bë Kryeministër nga populli më pro amerikan në botë! Ky Kryeministër është dëshmu që i mbron më së miri interesat e Kosovës në raport me Serbinë, dhe i vetmi Kryeministër që punon pastër e drejtë dhe mbetet i pashantashueshëm!” – ka shkruar tutje ai