Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore për shkak të mungesës së deputetëve të Vetëvendosjes, raporton Express.
Kryetari i këtij komisioni, Rashit Qalaj ka thënë se mosardhja e deputetëve të VV’së është “pengim i punës së komisionit”.
Ai ka treguar se çka kanë pasur në rend të ditës.
“Sot kemi pasur në rend të ditës dy pika shumë të rëndësishme, pa të cilat edhe nuk mund të funksionojë ky komision, çështja e miratimit të buxhetit dhe çështja e angazhimit të ekspertëve. Në pikën e tretë të rendit të ditës, të ndryshme, kemi pasur në plan të diskutojmë për dok që duhet kërkuar nga institucionet e ndryshme që janë përfshirë në blerjen e rezervave shtetërore, pastaj në muajin janar të nisim me intervistimet”, tha ai.