Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e pagesës prej 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”. Pas këtij vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka reaguar avokati i Lekajt, Musa Damati, shkruan Insajderi.
Avokati ka bërë me lidhje se vendimi do të apelohet, pra do të kalojë në Gjykatën e Apelit.
“Procesi dhe beteja ligjore vazhdon, tani me apelimin e verdiktit për në instancën më të lartë!”, shkroi ai në Facebook.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar në rastin e njohur i “53 milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burgim.
Sipas aktgjykimiti, ish- ministri, Pal Lekaj është dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim, këshilltari i tij politik, Eset Berishën është dënuar me mbi 3 vite, sekretari i përgjithshëm, Nebih Shatrin dhe drejtori i prokurimit publik, Besim Tahiri janë dënuar me nga 1 vite e 8 muaj.