11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në Veternik ku janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete.
Kamioni ka dalë prej rrugës duke kaluar në shiritin tjetër të rrugës duke marrë me vete edhe anësoret.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=308&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fwww.kosovanews.net%2Fvideos%2F1285102532926996%2F&show_text=false&width=560&t=0
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo ka thënë se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.