Mediumi amerikan CNN raporton sot se ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley do të njoftojë se po largohet nga gara presidenciale republikane, duke i hapur rrugën ish-presidentit Donald Trump. CNN raporton bazuar në burime të afërta me Haley, transmeton Express.
Ajo pritet të mbajë komente në Charleston, Karolina e Jugut, në orën 10:00 , pas një sërë humbjesh në garat e nominimit.
Haley nuk pritet të mbështesë Trumpin, thonë për CNN burime të njohura me planet e saj./Express/