Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar instilacionin artistik “Mendoj për Ty”, i cili është realizuar në njërin nga sheshet qendrore të Hagës dhe ka për qëllim mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksual gjatë luftës në Kosovë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaka ka shkruar se shteti serb dhunën seksuale e ka përdorur si armë lufte.
Ajo ka vlerësuar është fatkeqësi e madhe që askush nga Serbia nuk është dënuar ende për këtë krim lufte.
“Në një nga sheshet qëndrore të Hagës mund ta vizitoni instalacionin “ Mendoj për Ty” nga Alketa Xhafa. Faleminderit Alketa, Anna, dhe posaçërisht Presidente Jahjaga që i dhatë jehonë dhe zemër projektit “Mendoj për Ty”, tash e 9 vite. Dhuna seksuale u përdor si armë lufte nga Serbia. Fatkeqësisht, asnjë i dënuar për këto krime çnjerëzore”, ka shkruar Çitaku.