Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se mundësia e vetme që të shkohet në zgjedhje aktualisht, është përmes shpërndarjes së Kuvendit.
Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Çitaku mes tjerash ka thënë se para takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari Memli Krasniqi është takuar edhe me liderët tjerë opozitarë.
Ajo ka shtuar se ka pasur raste kur kolegët nga opozita kanë shkuar në takime me Kurtin, por nga PDK nuk i kanë sulmuar për nëj gjë të tillë.
“Nëse të gjithë po pajtohemi që këto janë fakte atëherë detyra jonë si opozitë posaçërisht mandatin sa më parë t’ua kthejmë qytetarëve. Tash ne po synojmë të bashkërëndohemi me opozitën, kryetari Krasniqi është takuar para se të takohet me kryeministrit Albin Kurti, është takuar me kryetarin e LDK-së dhe me kryetarin e AAK-së, ata kanë vendosur që mos t’i përgjigjen kërkesës për një takim me kryetarin e LVV.
Kjo është si të themi në domenin e përgjegjësive të tyre, ne jemi subjekte politike të ndryshme me identitet politik të ndryshëm edhe secili mban përgjegjësi dhe që i ndërmerr vet. Ka pasur raste në të kaluarën që ftesave të ngjashme u janë përgjigjur kolegët tanë në opozitë dhe ne nuk kemi shkuar por nuk i kemi sulmuar pse ata janë takuar me kryeministrin Kurti.” – është shprehur Çitaku.