Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës
Në një përgjigje për KOHËN, shefi i Zyrës për Komunikim, Richard Le Vay, ka thënë se e inkurajon Kosovën në rrugën për anëtarësim në këtë organizatë të Bashkimit Evropian.
“Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe e inkurajon të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbështetjen e nevojshme për një votim të suksesshëm në Komitetin e Ministrave”, ka thënë ai.
Ndërsa, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se është koha që Qeveria e Kosovës t’i bindë shtetet për pranim në KiE, duke ndërmarrë “hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.