Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua sot me Presidentin egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi si pjesë e udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme.
Kjo për të promovuar kornizën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve izraelite që po i mban Hamasi dhe armëpushimin mes Izraelit dhe këtij grupi.
Ai do të takohet gjithashtu me disa ministra të Katarit, raporton Nbcnews.com, transmeton Klankosova.tv.
Blinkeni dje diskutoi një “përfundim të qëndrueshëm” të luftës në Gaza me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman.