Blinken: Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme nga ambienti i shqiponja, e ndjej ambientin e ngrohtë gjashtë dhe nga çdo dhomë në Tiranë, mirënjohës jam, Flora të falënderoj për rolin e udhëheqjes, një dëshmi e programeve tona. Një moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj, për të forcuar marrëdhëniet mes vendve tona, falënderoj Wistner. Ju si ish kryetar bashkie e keni energjisuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura, jam mirëjohës për partneritetin që kemi.
Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij të mbajtur në Piramidën e Tiranës me fjalët “Diktatori do të rrotullohej në varr”.
Ai tha se Enver Hoxha donte që Shqipëria t’i urrente amerikanët, por ai e di se Amerika është mik i Shqipërisë. Ai ka falenderuar sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken për këtë vizitë, duke thënë se ky takim hap horizontet e të rinjve shqiptarë
“Diktatori për të cilin kjo piramidë u ndërtua sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me urrejtje për ju. Por ne sot ju mirëpresim dhe urojmë një marrëdhënie të gjatë. Ky tempull sot, zgjeron horizontet e të rinjve sot. Shumë pronarë të kësaj piramide do donin të ishin sot këtu, por protokolli i SHBA nuk i lejon. Unë e di që ju nuk keni qëllime të këqija. Në emër të gjithë shqiptarëve unë ju uroj mirëseardhjen. Çelësa te shtëpisë sonë janë në duar të sigurta. Siç e kemi thënë gjithnjë, shtëpia, Shqipëria, i takon zotit dhe mikut. Ju falënderoj me gjithë zemër që jeni këtu sot. Ju falenderoj që sollët shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët”,-tha Rama.