Një person në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në shtëpinë e që e ka blerë nga një person, ka gjetur një armë.
Policia përmes një raporti 24 orësh, ka njoftuar se policia ka konfiskuar armën e gjetur.
Ndërkaq, gjatë kontrollit më pas në banesën e të dyshuarit, është gjetur një pushkë gjuetie me 27 copë fishekë me leje të skaduar.
“Rr. Lugmiri, Prishtinë 24.01.2024-16:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij të cilën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një armë. Policia ka konfiskuar të njëjtën ndërsa gjatë kontrollit në banesë e të dyshuari është gjetur një pushkë gjuetie me 27 copë fishekë me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.” – thuhet në raport.