Eman Rrahmani, deputet i VV-së, ka komentuar audioincizimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, me Milan Radojiçiqin, i kërkuar nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.
Në deklarimin e tij, Rrahmani ka vlerësuar se Kusari-Lila nuk e përfaqëson atë.
“Kam pasur deklarim edhe para disa muajve rreth kësaj çështje, kur është diskutu vetëm në gjuhën shqipe kam pasë deklaru që zonja Kusari nuk më përfaqëson mua si deputet. Ajo është shefe e grupit parlamentar se është propozu prej kryetarit të VV-së me qenë e tillë, e ka marrë shumicën e votave të deputetëve të grupit parlamentar të VV-së dhe si vendim i tillë është respektu prej meje” – ka thënë Rrahmani.