Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme SPAK ku do të pyetet për herë të parë si person nën hetim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani.
Ish-kryeministri i cili ndodhet në arrest shtëpie, është shoqëruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Policia, ndërsa në një prononcim të shkurtër para mediave ka deklaruar se beteja vazhdon.
Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…
MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…
Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te Fiorentina
I ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…
Në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha bën ecje në verandë
“Jam këtu për të përfaqësuar ju dhe shqiptarët, pluralizimin dhe PD. Jam sot këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë. Ne do fitojmë, fitore”, tha Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat.
Në mbështetje të Berishës, patra ambienteve të SPAK janë deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Gent Strazimiri, Eno Bozdo, Tritan Shehu, Luan Baçi, Ivi Kaso, etj.