Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, i pari i Qeverisë është mashtrues.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti sqarime për financimin e VV-së sa ka qenë në opozitë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti në Qeveri është duke vjedhur përmes tenderave njëburimor.
“Mashtruesi mbetet mashtrues, pavarësishtë është në opozitë apo pozitë, siç është mashtrues i cili asnjëhet nuk tregon kush e ka financu 15 vite sa ishte në opozit, sepse tash që është në pozitë po dihet që është duku vjedhur përmes tenterëve një burimor etj etj”, ka shkruar Berisha.