Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe projektet infrastrukturore, duke i përfunduar projektet ekzistuese të autostradave brenda vitit të parë të qeverisjes së tij. Hamza ka premtuar lidhjen e autostradave përmes segmentit Qafë Duhël – Shtime – Banullë të Lipjanit, ndërtimin e Unazës së Prishtinës. Hamza ka premtuar edhe ndërtim të linjës hekurudhore me Shqipërinë dhe elektrifikimin e hekurudhave në krejt Kosovën, linjë hekurudhore Prishtinë–Fushë Kosovë-Aeroport i Prishtinës dhe ndërtim të digave e kanaleve të ujitjes gjithandej Kosovës.
“Modernizimi i infrastrukturës për një ekonomi më të zhvilluar. #PDK131 #MaMirë rritje, lëvizje, lidhje. Ky është zotimi im i tretë! ”, ka shkruar Hamza.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2081315965638080%2F&show_text=true&width=267&t=0