Raporti Meriton- Ilda është ndër më të komentuarit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Mes tyre nuk kanë munguar puthjet, përqafimet madje e kanë ndarë edhe shtratin e gjumit bashkë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, ka qenë Sara ajo e cila ua ka vënë në dukje këtë afrimitet duke i ngacmuar.
Ajo i ka thënë Meritonit t’i rrijë sa më afër Ilnisës që të mos bëhet xheloze dhe se ka gjithmonë nevojë për përqafimet e tij.
Ilnisa i është përgjigjur se ky është edhe qëllimi i saj.