Këngëtari Blero Muharremi, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të tij me postimin e ngrohtë për partneren e tij në ditëlindjen e saj.
Ai ka zgjedhur fjalë emocionuese për ta uruar atë.
“Gëzuar ditëlindjen e bukura ime, do doja të festonim vetëm ne të dy, siç dimë më së miri, je thjesht mahnitëse.”
Edhe pse Blero është bërë i njohur për postimet e tij rreth marrëdhënieve, ai ka vendosur të mbajë privatësinë e partneres së tij, duke ruajtur për të një imazh të pazbuluar nga publiku.
Disa muaj më parë, Blero njoftoi se është në një romancë të re, por detaje më të thella për jetën e tij private nuk janë bërë të ditura ende, duke mbajtur mister identitetin e të dashurës së tij.