Rrjeti Transmetues Britanik, BBC ka raportuar se një aeroplan ushtarak me 65 të burgosur ukrainas është rrëzuar sot dhe asnjë nga ta nuk ka arritur t’i mbijetoj aksidentit.
“Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën” – transmeton BBC.
Sipas këtij transmetuesi, ministria ruse e mbrojtjes tha se 65 ushtarakë ukrainas të kapur ishin në aeroplanin që po shkonte në rajonin e Belgorodit për një shkëmbim të burgosurish.
Një shkëmbim i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës po përgatitej për sot, tha një zëdhënës i inteligjencës ushtarake të Ukrainës për Radio Liberty.