Baton Haxhiu, drejtor i “Albanian Post” dhe gazetar veteran, ka folur në lidhje me konceptet e reality show.
Sipas Haxhiut, reality show e bën shoqërinë përtace e të padobishme.
“Reality show është përshtatje me përtacinë e qytetarëve për të kaluar kohën kot dhe këto projekte realisht nuk e ndryshojnë shoqërinë, përkundrazi e bëjnë shoqërinë përtace, të padobishme dhe e bëjnë për të biseduar për personazhe që nuk e meritojnë të jenë në jetën e përditshme si model” – deklaroi ai në T7.
Ai ka kujtuar kohën sa ishte pjesë e “Klan Kosovës”, televizionit që sot e trasnmeton emisionin Big Brother VIP Kosova.
“Meqenëse se e kam pasur për 10-11 vite televizionin, aty i kam pasë mbi 3000 e sa emisione, por nuk kanë qenë emisione pjesë e imja. Pjesë e imja ka qenë diçka tjetër, mos të jem pjesë e dëshirave te qytetarëve, të shikuesve, por qytetarëve duhet me ua imponu një shije, që ata nuk e kanë të njohur.” – deklaroi ai.