Dimal Basha, deputet i VV-së, i ka dalë në mbrojtje Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, pas publikimit te bisedës me Milan Radoiçiqin, i dyshuar për sulmin në Banjskë.
Basha ka vlerësuar se “nuk ka njeri që mundet me vu në dyshim atdhetarizmin” e Kusari-Lilës.
Tutje, ai ka sulmuar “disa gazetarë”, por pa përmendur emra.
“E di që tash është lehtë me shigjetu Mimoza Kusarin, por nuk ka njeri që mundet me vu në dyshim atdhetarizmin e saj, e aq më pak disa gazetarë që gjuajnë mjegull me materiale që ua jep Lista Serbe, dhe mos harroni gjithmonë me lejen e Vuçiqit! Asgjë nuk ndodh pa lejen e Vuçiqit!” – ka shkruar ai.