Që në ditët e para të startimit të Big Brother Vip Kosova vumë re një afrimitet mes Lejlës dhe Burimit. Dy banorët e shtëpisë kanë krijuar një shoqëri të mirë me njëri-tjetrin.
Por, së fundmi diçka ka ndodhur dhe ka “krisur” këtë marrëdhënie shoqërore. Ka qenë vetë banorja e cila u ka treguar banorëve se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë teksa ajo ishte duke e përqafuar.
“Isha në kuzhinë dhe u fsheha që ta frikësojë Burimin dhe ai hyri e unë e tuta. Kur e tuta më tha përqafëm dhe unë e përqafa pastaj ai nuk më lëshojke dhe nisi të më puthë në faqe – herën e tretë tentoi të më puthë në buzë dhe jam largu”, u shpreh Lejla.
Lela tregon se kurrë s’ka qenë më shumë në siklet pasi s’dinte se si të vepronte.
Ajo, mes tjerash, insiston se nuk ka asnjë arsye të gënjej dhe se në atë moment nuk ka ditur as si të reagojë ndaj tij.https://www.youtube.com/embed/VepiQaURdCE