Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se KEK-u sot ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore me kompaninë e njëjtë.
Ajo thotë se nga kjo kontratë, kompania në fjalë merr për dy muaj, 900 mijë euro.
Bajrami shkruan:
Vazhdon korrupcioni me kontrata njëburimore
Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporta Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë.
Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 Euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443.638,00. Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro.
Ky është korrupcion serioz qeveritar.
Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata.