Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë gjatë qeverisjes katër vjeçare të Vetëvendosjes, janë shpenzuar 12 miliardë euro, ndërsa nuk ka asnjë rezultat.
“Katër vite qeverisje, 12 miliardë euro të shpenzuara, ZERO rezultate” – ka shkruar ajo në një shkrim të gjatë në Facebook.
Më tej, Bajrami ka përmendur punët që nuk janë kryer nga Qeveria Kurti teksa ka thënë se sondazhet mund ta nxjerrin VV-në të parën por kjo nuk do të ndryshoje qasjen e qytetarëve.
“Sondazhet e porositura edhe mund të ju nxjerrin ”fitues” siç ju nxjerrnin një natë para zgjedhjeve lokale, por qytetarët e vendit e kanë jetuar të vërtetën, atë nuk e ndryshon asnjë sondazh.” – ka shkruar ajo.