Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tha se vila e tij në Podujevë mund të jetë djegur nga shishe me lëndë djegëse, bazuar në hetimet policore, derisa në fillim u shpreh se dyshohej që shkaktar i zjarrit ishte energjia elektrike.
Bajqinovci ka shkruar në Facebook se këtë e kishte ndërtuar në vitin 2017 në bjeshkët e Popovës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Ai është shprehur se shpreson që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt.
“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intensive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intensive dhe shumë profesionale të Policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt”, është shprehur deputeti i partisë në pushtet.https://if-cdn.com/7nO2IeY?card=small&consent=0&theme=light&v=1&app=1
Policia e Kosovës ka iniciuar rast “zjarrvënie”.
Nga djegia e vilës nuk ka persona të lënduar.