Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se opozita ende heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.
Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook thotë se “Kosova nuk do të kërkojë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tone”.
“BE-ja shpesh deklaron se nuk duhet të ndërmerren veprime të njëanshme brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ne e kemi të qartë se nuk do të kërkojmë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tonë. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur dhe ruajtur integritetin e Kosovës, asgjë më shumë. Ndërkohë, opozita ende heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit”, tha Bajqinovci,
Kujtojmë se ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar hapjen e Urës së Ibrit, duke e cilësuar si veprim i njëanshëm i Qeverisë Kurti.