Raporti i Freedom House për Kosovën, evidenton eskalimin e dhunës në veri në majin e vitit 2023, si pasojë e të cilit, Kosovës iu vendosën masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.
“Në të njëjtën kohë, u rrit presioni ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave sere, ashtu siç Kosova dhe Serbia u pajtuan në vitin 2013 dhe 2015 në kuadër të dialogut, por (kjo marrëveshje v.j), kurrë nuk u implementua”
“Në tetor, kryeministri Abin Kurti foli për rritjen e fleksibilitetit duke e konsideruar themelimin e një Asociacioni. Sidoqoftë, debatet dhe opozita patën kundërshtime rreth Draftit evropian për Asociacionin”.
Tutje raporti flet për ‘kushtin’ e kryeministrit Albin Kurti, që Asociacioni të implementohet si pjesë e pakos së përgjithshme të marrëveshjes. /Nacionale/