Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ai po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
H.F. (1974) po kërkohej nga Maqedonia e Veriut, ku është dënuar me 6 vjet burgim.
“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar ka arritur të arrestojë një person me urdhër arrest ndërkombëtarë. Më datë 14.10.2024, në qytetin e Ferizajt, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, përkatësisht njësiti FAST, e mbështetur edhe nga njësia për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, kanë zhvilluar një operacioni të koordinuar policor ku është bërë arrestimi i një shtetasi nga Maqedonia e Veriut me inicialet H.F., (viti i lindjes 1974), i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtën e dënimit prej 6 (gjashtë) viteve burgim. Pas kompletimit të procedurave, me aktvendim të Prokurorisë Speciale i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid02zjw6U8oskoMTT6MLfczTeZE4MCA6G5qHomBpXyM89JfyaDGBYfVvhmkwKMtMyABzl&show_text=true&width=500
#Policia e Kosovës#Urdherarrest nderkombetar#Arrestim
- 14 tetor 2024 20:39
- Shpërndaje në:https://web.facebook.com/v19.0/plugins/like.php?action=like&app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Dfd08d4fda10d1a056%26domain%3Dwww.koha.net%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.koha.net%252Ff6cee8c7db30eafa4%26relation%3Dparent.parent&container_width=0&href=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fkronike%2Farrestohet-nje-shtetas-i-maqedonise-v-ne-kosove-po-kerkohej-me-urdherarrest-nderkombetar-1&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey&share=false&size=small&width=