Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb në Zveqan, pasi i njëjti ishte prezantuar si doganier i Kosovës dhe kishte refuzuar t’u jap dokumentet.
I njëjti kishte rezultuar që ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe më vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “prezantim i rremë i personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe ti bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.