A.K., 40 vjeç, është arrestuar nga Policia të mërkurën në Durrës pasi mbajti peng fëmijët për disa orë dhe ka gjuajtur me kallashnikov.
Në vendngjarje arritën forcat speciale RENEA, që e bindën 40-vjeçarin të dorëzohej. Paraprakisht, ai kishte shtënë edhe në prani të Policisë.
Sipas “Euronews”, i dyshuari ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Bashkëshortja e tij nuk ishte në shtëpi.