Arrestimi i Ilir Metës duke se ka “lumturuar” partitë e reja opozitare në Tiranë për mundësitë që ata pretendojnë se mund të kenë në arenën politike para zgjedhjeve të 2025. Kreu i “Nisma Thurje”, Endrit Shabani, ka deklaruar se ky është momenti që partitë e reja opozitare të organizohen.
“Ky është një moment i artë për opozitën shqiptare, për partitë e reja opozitare, po edhe për shoqërinë shqiptare që të riorganizohet, rimobilizohet, sepse ne jemi shumicë. Këto njerëz nuk duan hajdutë në krye që e kanë hallin te burgu vetë”, tha Shabani.
Ky koment i Shabanit vjen duke iu referuar edhe masës arrest shtëpie për kreun e PD Sali Berisha prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.