Deputetja e Partisë së Lirisë e njëkohësisht ish-bashkëshortja e Ilir Metës ka folur mbi dosjen hetimore të SPAK, duke thënë se ka qenë korrekte me paraqitjen e saj para Prokurorisë.
“Nuk mund të them që isha shumë e qetë mendërisht e shpirtërisht për ta lexuar dosjen me detaje, por duke e parë me atë përqindje të asimilimit për të kuptuar se ç’po ndodh. Të gjitha thirrjet e mia në SPAK kanë pasur të bëjnë me kallëzimin penal të Veliajt dhe jashtëqitjeve të tij që për mua s’kanë asnjë vlerë, por për të respektuar një institucion kam qenë korrekte. Përveç korrektësisë si qytetare, i kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe dokumentacione të bashkangjitura me një ekspertizë financiare të familjes time që prej vitit 1995. Mamaja ime ka pasur rreth 3 mijë faqe, ndërsa unë rreth 5 mijë faqe. Kur lexoja materialin pashë që nuk ishin përfshirë këto dokumente ligjore, por nuk më shqetëson shumë sepse që kur ka nisur ka qenë proces politik.”
Ndalur te dosja mohoi se ka kryer operacione platike. Renditi disa ndërhyrje kirurgjikale që ka kryer ajo vetë, një nga fëmijët dhe Meta për arsye serioze shëndetësore.
Deklarata e djeshme e SPAK që fliste për pastrim parash, ka cenuar nenin 279 të Kodit të Procedurës Penale për sekretin hetimor, kam menduar që artikujt që dilnin për inceneratorët kanë qenë rrjedhje informacioni padashje. Ndihem shumë e fyer, 106 mijë euro operacione! Në moshën 6 vjeç fëmja im është operuar dhe mjekët i kanë dhënë një javë jetë nëse nuk bën atë ndërhyrje, ka bërë dhe dy operacione, një në 2013-ën dhe një në 2015-ën. Një deri para gjysmë viti që është hapur nga maja e fytit deri në fund të barkut. Ka bërë dhe Meta një operacion në 2013-ën, ai s’ka paguar asnjëherë asnjë shishe ujë. Është personazh që edhe sot po ta pyesësh sa kushton. Kam paguar çdo gjë, dritat, ujin, kam marrë dhe rrogën e tij në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë të madhe. Më kanë vënë faturën e qafës së mitrës që kisha unë me kancer…Nuk kam bërë asnjë operacion plastik, kam bërë një mbajtje të vetes time si të gjitha gratë dhe burrat shqiptarë sot…”
Teksa komentoi pamjet e arrestimit të Metës nuk kurseu kritikat për forcat operacionale. Madje shtoi se edhe e kanë goditur pas koke Metën.
“S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin?Ilir Meta nuk është kriminel. Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur? Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një motërfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?!
Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit? Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë”, shtoi ajo.