Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilri Murtezaj, ka folur rreth arrestimit të 12 zyrtarëve të këtij institucioni.
Murtezaj tha se ky rast është iniciuar nga vet ATK-ja, që kishte filluar nga fillimi i vitit 2020.
Këto komente, ai i bëri gjatë një konference të mbajtur për media.
I pari i ATK-së, tha se rasti kishte të bënte rreth disa faturave fiktive të qarkulluar nga tri biznese.
“Si rezultat i veprimit me kohë dhe vigjilencë i zyrtarëve të ATK-së është arritur që të parandalohet dëmtimi i buxhetit për rreth 2.7 milionë euro”, tha ai.
Ilir Murtezaj, theksoi se menaxhmenti i këtij institucioni vazhdimisht bën përpjekje që të ketë llogaridhënie sa i përket stafit, me qëllim të zbatimit të drejt të ligjit për të gjithë tatimpaguesit.
“Për të parandaluar involvimin e stafit tonë në veprat e tilla, që përveç që mund ta dëmtojnë integritetin institucional, mund ta dëmtojnë edhe buxhetin e shtetit”, theksoi Murtezaj.