Këtë të shtunë do të nisë edicioni i tretë i spektaklit të shumëpritur, Big Brother VIP Albania.
Ende pa filluar, spektakli ka shkaktuar shumë bujë në media veçanërisht për moderimin e tij, i cili sivjet i është besuar prezantuesit Ledion Liço.
Ishte vet trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, ajo e cila tregoi se bashkëshortit të saj i është besuar sivjet kjo detyrë, gjersa nuk bëri të ditur se çfarë ka ndodhur me fatin e prezantueses ikonike të BBVA, Arbana Osmani.
E kur jemi te kjo e fundit, pas muajsh qëndrimi në heshtje ka reaguar për herë të parë mbi këtë çështje, teksa iu është përgjigjur komenteve të disa prej ndjekësve të saj në Instagram, që e pyesnin nëse është larguar nga ekrani.
“Nuk iki nga ekrani unë kaq kollaj jo. Do shihemi shpejt”, ka qenë përgjigja e Arbanës mbi kërkesat e ndjekësve për ta parë së shpejti në televizion.
Gjersa kur u përmend prezantimi i Ledionit në Big Brother VIP Albania 3, Osmani u përgjigj duke shkruar: “Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer”.
Pavarësisht komenteve dhe atyre që fliten, ende nuk ka asnjë konfirmim nëse ky edicion do të ketë më shumë se një prezantues, e që në rastin konkret, mund të jenë duo Arbana dhe Ledioni.