Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material, me protagoniste Ilirianën dhe të qeshurat që ajo ka sjellë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
E lidhur me këtë klip nuk munguan as komentet e opinionistes, Anita Haradinaj.
“Iliriana ka qenë gjithmonë tip i rrafshët, i ka pasur batutat të këndshme e të lezetshme. E pata thënë edhe në ‘Prime’ se më vinte çudi me Adrin, sepse femrat ato që merren me thashetheme dhe jo meshkujt”, ka thënë Haradinaj pos tjerash.