Dukagjin Gorani, analist i njohur që aktualisht shfaqet në T7, ka dhënë interpretimin e tij në lidhje me dy prej zhvillimeve më interesante politike në Kosovë. I pari interpretim lidhet me përplasjen publike në mes Qeverisë së Kosovës dhe Presidencës së Kosovës. Ndërsa interpretimi i dytë fokusohet në atë se çfarë diskutuan kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë darkës së tyre.
Që në hyrje të analizës së tij, grindjet brenda pushtetit e ka quajtur “grindje mes fëmijëve”. Sipas Goranit, Kurti e ka përdorur Donika Gëvrallën, ministre e Punëve të Jashtme, bash ashtu sikurse presidentja Osmani e ka përdorur zëdhënësin e saj, Bekim Kupina, për t’u përplasur me njëri-tjetrin.
“Kjo grindje mes fëmijëve, ku nuk kisha pasur qef të hy ndërmjet. Mirëpo, seriozisht, a mos deshta qeta (Bekim Kupinën v.j.) me marr seriozisht? Qeta që është duke shkruar pas Leonardit. Sikurse qysh deklarata ose letra e sotme e Donika Gërvallës është e shkruar në emër të, por jo me emër të Albin Kurtit, qashtu edhe Bekim Kupina e ka shkruar një letër në emër, por jo me nënshkrim të Vjosa Osmanit. Të dy palët fshehen sikurse fëmija prapa njerëzve që i përdorin si zëdhënës ose si palë të konsumueshme” – tha Gorani, transmeton Nacionale.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FT7plus%2Fvideos%2F295821340252988%2F&show_text=true&width=476&t=0
Në analizën e tij, Gorani ka treguar se cili është qëllimi i krejt kësaj përplasjeje publike mes pushtetit. Gorani beson se Osmani e ka nisur divorcin formal nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të frikës se ku do të mund të çojë qorrsokaku në të cilin ka hyrë kjo parti.
“Qëllimi, qysh po shihet këtu, është ky: Presidenca mendon që e ka gjetë momentin ideal per me nis një divorc formal me një organizatë e cila ka gjasa që është nis një qorrsokaku, edhe fundi i këtij qorrsokaku tashmë është ka shihet. Në pjesën e dytë të emisionit mund të diskutojmë cili do të jetë fati i Presidencës dhe presidentes në frymën ose në dritën e zhvillimeve të fundit kur partia Vetëvendosje u pasurua edhe me një partner junior çfare është PDK-ja” – ka shtuar z. Gorani.
Ish-politikani Gorani kishte edhe një analizë për takimin në mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi. Sipas Goranit, në këtë takim të shumëpërfolur është diskutuar edhe çështja e ndërprerjes së mandatit të presidentes Osmani.
“Në frymën e qesaj, unë besoj se është folur edhe për fatin ose për shkurtimin e fatit të presidentes. Paj për çfarë ka mundur me u fol aty. Unë veç e di që s’ka mujtë me u fol për çështje çfare është Këshilli i Evropës, çështja politike, aty është folur çfarë folet zakonisht e që ajo është për pazare. Këtu ish kanë mirë na me e definu termet, në jetën politike në Kosovë nuk ka pasur kurrë koalicione. Se koalicione është gjendje e caktuar një far kulture politike. Në Kosovë gjithmonë krijohen kartele” – ka theksuar Gorani.
Sjellim ndër mend që dje Qeveria dhe Presidenca e Kosovës në mënyrë publike shprehën mungesën e konsultimit dhe koordinimit në lidhje me letrën që Gërvalla ia dërgoi Asamblesë së Këshillit të Evropës, ku zotohej për dërgimin e një drafti të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.