Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier ka bërë edhe një thirrje që të pezullohet vendimi i BQK’së për dinarin.
“Mesazhi amerikan është i qartë, pezullojeni rregulloren”, tha ai në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur sot për media.
Tutje, ambasadori kritikoi qeverinë Kurti që nuk është angazhuar si partnere për bashkëpunim në këtë çështje, shkruan Gazeta Insajderi“Ne do të shpresonim që qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohet si partner që ta zgjidhim këtë çështje së bashku në vend se të marrim veprime të njëanshme”, tha ambasadori para mediave.