Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë me takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Rohde tha se emisari gjerman i shprehi mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, por se edhe i ka përmendur ato çka duhet të bëjë Kosova drejt këtij synimi.
“Me takimin me kryeministrin Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, përmbylli vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”, tha Rohde.