Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka reaguar për një shkrim të publikuar nga gazeta e njohur britanike, “The Guardian”, rreth çështjes së përdorimit të dinarit serb, por e ka “masakruar” fjalinë e parë të tij në reagimin e shkruar në gjuhën angleze.
“The claims that banning the abruptly the Serbian Dinar abruptly it doesn’t stand!” – shkroi ambasadori Kapiti në fjalinë e parë të reagimit.
The claims that banning the abruptly the Serbian Dinar abruptly it doesn’t stand! There are in total 33.090 accounts in Republic of Kosovo that are used to transfer wages and salaries, pensions, social assistance, child allowance and maternity leave compensation to citizens of…— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) February 6, 2024
Fjalinë e ka filluar me një kryefjalë – “the claims” – në numrin shumës, por pastaj asaj i vesh një folje në numrin njëjës – “doesn’t stand”. Për më tepër, ai e përdor gabimisht e pa vend përemrin vetor “it”.
Jo vetëm kaq. Kapiti e përdor dy herë – pa nevojë – ndajfoljen “abruptly” (befas) në të njëjtën fjali.
E përdor gabimisht edhe nyjën e shquarsisë “the” para ndajfoljes “abruptly”.
Nëse do ta përkthenim fjalë për fjalë fjalinë e parë të reagimit, do të tingëllonte kështu: “Pretendimet se ndalimi befas i dinarit serb befas kjo nuk qëndron.”