Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas operacionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u mbyllën nëntë degë të Postës Serbe.
Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ambasadori ka thënë se hapat e njëanshëm e të pakoordinuar janë në kundërshtim me marrëveshjet e dialogut.
Veç tjerash, ai ka thënë se kjo e rrezikon dhe aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por – edhe më keq – rrezikojnë që aplikimi për anëtarësim në BE të mbetet i mbërthyer në kutinë e letrave. Bashkimi Evropian zhvillohet mbi marrjen e të gjithë anëtarëve dhe komuniteteve të tyre gjatë rrugës dhe neve na duhet qasja e njëjtë në nivel kombëtar.” – ka shkruar Rohde.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=nacionaleks&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1820735712007770349&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fnacionale.com%2Fpolitike%2Fambasadori-gjerman-i-reagon-qeverise-hapat-e-njenashem-rrezikojne-aneatesimin-ne-be-bien-ndesh-me-marreveshjet&sessionId=b076e3d8f8893250e5f53da486d62f71257d674d&siteScreenName=nacionaleks&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px
Ndryshe, në lidhje me këtë zhvillim Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë një reagim të ashpër, duke thënë se këto veprime vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik të madh.
Në deklaratë po ashtu bëhet thirrje që Qeveria “të ndalojë çdo veprim të mëtejshem të njëanshme” dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja që synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Qeveria e SHBA është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër degëve të postave serbe në veri të Kosovës. Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” – thuhej në reagim.
Ndërkohë, nga BE-ja në një reagim thanë se mbyllja e këtyre zyrave postare bie ndesh me marrëveshjet e përcaktuara në Marrëveshjet e Telekomunikacionit të vitit 2013 dhe Planin e Veprimit të vitit 2015, teksa kujtoi se palët ishin pajtuar që “çështja mund të trajtohet vetëm brenda kornizës së Dialogut”.
Në komunikatën BE-së theksohet më tej se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk mund të ofrojnë zgjidhje”, duke shtuar se mbyllja e postave “do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti”.
“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë apo ndonjë çështje tjetër që i përket procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese të serbëve të Kosovës, pa ndonjë marrëveshje të re të rënë dakord paraprakisht, do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti.” – thuhej në komunikatë.