Aktivistja nga Shqipëria, Linda Pano, ka folur për gjendjen e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku dhe hapjen e një “GoFund Me” për t’i dalë në ndihmë asaj.
Pano tha se kjo nuk flet thjesht për gjendjen e vështirë emocionale, fizike a sociale të Parashqevisë, por sipas saj, flet edhe për defiçiencat që shteti shqiptar ka.
“Në qoftë se do të kishim të drejtën e autorit, këngët e saj, mendoj se do të siguronin mjaftë që ajo të mos ishte në gjendjen që të ngrihej apeli për të bërë një ‘GoFund Me’”.
“1 milion euro nuk është çmim i ekzagjeruar sepse jeta në vendin ku ajo jeton është shumë e shtrenjtë dhe nëse asaj i duhet të kurohet, sepse duket që ka nevojë për asistencë mjekësore, nëse i duhet të ketë një banesë dinjitoze dhe të ketë të ardhura mujore ose një pension që mund të jetojë një jetë dinjitoze, nuk është shumë”, tha ajo në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.