Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm te konviktet në Prishtinë, shkruan Periskopi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila shtoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.