Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku dhe ish-ushtari i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Muharrem Mahmutaj janë takuar mëngjesin e sotëm me ish-komandantin suprem të NATO-s për Europën, gjeneralin e pensionuar amerikan, Wesley Clark.
Mahmutaj publikoi fotografinë në Facebook, duke e përshkruar takimin si “të përzemërt”.
“Sot me Gjeneral Agim Çekun kafenë e mëngjesit e pimë me Gjeneralin Wesley Clark. Takim i përzemërt i dy Gjeneralëve qe i kanë dhënë vulën historisë sonë të re dhe kanë merita të jashtëzakonshme në krijimin dhe ndërtimin e ushtrisë moderne të Kosovës!”, shkroi ai.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmuharrem.mahmutaj%2Fposts%2Fpfbid022bxdVy6563DURHnpXpk2AVpjzaAcqTqDW4LzPJw3SWLRhNg5YZFA1UQ3X52V7bUcl&show_text=true&width=500