Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar familjen RFugova në nder të 80 vjetorit të lindjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Demos.
Këtë e bëri të ditur vetë Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook i cili tha se Vizitën e bëri i shoqëruar me udhëtarët e bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit; udhëtarë e bashkëpunëtorë të mi edhe sot, profesor Alush Gashin dhe profesor Muhamet Hamitin.
”Në traditën tashmë të përvjetme të shënimit të kësaj ditëlindjeje, zonja Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën Tiramisu, të preferuarën e Presidentit; të shijuar për herë të parë në Romë”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë i tij:
Në 80 vjetorin e lindjes së Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, vizitova zonjën Fana dhe familjen Rugova.
Vizitën e bëra i shoqëruar me udhëtarët e bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit; udhëtarë e bashkëpunëtorë të mi edhe sot, profesor Alush Gashin dhe profesor Muhamet Hamitin.
Në traditën tashmë të përvjetme të shënimit të kësaj ditëlindjeje, zonja Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën Tiramisu, të preferuarën e Presidentit; të shijuar për herë të parë në Romë.
Presidenti ka vetëm ditëlindje!
80 vite më parë, lindi shqiptari më i madh i kohërave. Pjesa tjetër është një histori e paarritshme, e papërsëritshme.
Ajo na qëndron sot si dritë udhërrëfyese për të bërë të ardhmen!