Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Istog ka thënë se përgjatë 4 viteve të shkuara njerëzit e Kosovës kanë parë se si premtimet e mëdha janë kthyer në fjalë të thata e premtimet përrallore, në një urë 2 metërshe këtu në Istog.
Ai tha se do të prejnë shirit tjetër për atë urë, madje do ta kthejnë në muze se çfarë sjellë popullizmi e paaftësia.
“Do ta prejmë një shirit tjetër për atë urë. Do ta bëjmë muze, muze e popullizmit ajo urë do të bëhet. Muze se çka sjellë popullizmi. Çfarë sjellë paaftësia’’, tha Abdixhiku.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLDKzyrtare%2Fvideos%2F622135410289887%2F&show_text=true&width=380&t=0