Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sonte degën numër dy të LDK-së në Prishtinë, ku është pritur nga kryetari i degës dhe shumë aktivistë.
Ai ka bërë me dije se riorganizimi i LDK-së në kryeqytet po vjen me shumë energji.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar LDK-ja është e fortë në Kryeqytet dhe çdo qytet të Kosovës.
“Sonte, mes aktivistëve të Degës 2 në Prishtinë📍, Qyteti i Vjetër, përuruam hapësirat e reja të kësaj dege. Riorganizimi ynë në Prishtinë, në të 5 degët tona, po vjen me plot energji të reja e sinergji të jashtëzakonshme! Lidhja është e fortë, në Kryeqytet dhe çdo qytet tjetër në Kosovë!”, ka shkruar Abdixhiku.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fabdixhiku%2Fposts%2Fpfbid02owkTJmEr1ePxqjtfjvBFfba9EJUHEcTe8bBtZcTvz86N4bUSGDPHvpDWJHsVE3fhl&show_text=true&width=500&is_preview=true