Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka publikuar qëndrimin e partisë që udhëheq në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Në letrën e publikuar, e ku kryefjala mbetet refuzimi i LDK-së për ta shpërndarë Kuvendin pa dorëheqjen e Kurtit, në sy bie edhe një goditje që i pari i Lidhjes Demokratike, ia bëri Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, i cili dje u takua me Kryeministrin Kurti.
“Kryeministri i Kosovës ka zgjedhur instrumentalizimin e opozitës si shpëtim individual nga dështimi i madh. Fatkeqsisht në këtë instrumentalizim, ka gjetur aleatin” – shkruan ndër të tjera në qëndrimin e LDK-së.