Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar për protestën e bizneseve të cilët bllokuan për dy herë hyrjet kyçe të kryeqytetit.
Sipas Abazit, ajo që qeveria në detyrë po bën është në favor të shitblerësve të energjisë elektrikeve.
“Asnjë kilovat energji nuk është shtuar për pesë vite, asnjë panel solar nuk është vendos në Kosovë”, shkruan mes tjerash ai.
Postimi i plotë:
16.1%. Luftë bizensit dhe sektorit privat! Azgan me qytetarët e biznesin, në favor të shitblerësve të energjisë elektrike e rrjetave të Hamovicit e Lazarevicit.
Asnjë kilowat energji nuk është shtuar për pesë vite, asnjë panel solar nuk është vendos në Kosovë!
Zoti e bëftë hajr!